Hoti uron Antony Blinken si sekretar amerikan të shtetit, publikon letrën që i dërgoi

Aktuale

Hoti uron Antony Blinken si sekretar amerikan të shtetit, publikon letrën që i dërgoi

Nga: G.B Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:59
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka shkruar letër urimi sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar letrën që i ka dërguar, derisa është shprehur mirënjohës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike, përcjell Bota sot.

Hoti i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit se ne jemi të përkushtuar të punojmë me të për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.

Postimi i plotë:

Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken

I nderuari Z. Blinken,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.

Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t'u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit.

Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Shkëlqesia Juaj, ju lutemi pranoni konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat