Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Aktuale

Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat