Reka: Albin Kurti nuk është vetëm një bartës liste, është vetë ndryshimi

Aktuale

Reka: Albin Kurti nuk është vetëm një bartës liste, është vetë ndryshimi

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:12
Blerim Reka

Ish ministri i Integrimeve Evropiane nga LVV-ja Blerim Reka, tha se sa më shumë që po afrohen zgjedhjet, aq më shumë po largohen dy parime demokratike: legaliteti nga legjitimiteti. 

Sipas tij i pari është procedural, ndërkaq i dyti politik. Pa të parin nuk funksionon demokracia, por pa të dytin as që ka demokraci. I pari siguron sundimin e ligjit, e i dyti sjell sundimin e popullit.  

Ai shtoi se nëse ligji vjen nga populli, e vendimet gjyqësore thirren në emër të popullit, ky popull zgjedh ligjëdhënësit e këta gjyqtarët; si mundet  ligji të jetë mbi popullin? Dy gjykatat e Kosovës shpjeguan se mbrojtën legalitetin edhepse interpretuan ligjin-jashtë kontekstit shoqëror. 

"Shumëkush priste se këto vendime përjashtuese për bartësin e listës së partisë më të madhe, do të provokonin nxjerrjen e tij jo vetëm jashta ligjit, por edhe jashta politikës. Por ai veproi si çdo demokrat: edhepse nuk pajtohet, duhet ta zbatojë", tha Blerim Reka. 

Ai shtoi se Fundja, Albin Kurti nuk është vetëm një bartës liste. Ai është vetë ndryshimi. Nuk është me rëndësi fletë-votimi pa emrin e tij. Është me rëndësi procesi-me emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat