FSSHK kërkon respektimin e masave anti-COVID gjatë fushatës së subjekteve politike

Aktuale

FSSHK kërkon respektimin e masave anti-COVID gjatë fushatës së subjekteve politike

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje e parakohshme, që gjatë fushatës e cila fillon nesër, të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Sipas kësaj organizate, zbatimi i masave anti COVID-19, është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm.

“Çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19. Mosrespektimi i masave nënkupton rritjen e numrit të infektuarve si pasojë edhe rritjen e numrit të vdekjeve, mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim”, thuhet në komunikatë.

FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për prandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat