Haxhiu, VV-së: Ndryshimin e pamë në pandemi – u vodhën prej dorëzave e deri në thasë të kufomave

Aktuale

Haxhiu, VV-së: Ndryshimin e pamë në pandemi – u vodhën prej dorëzave e deri në thasë të kufomave

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 00:27
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Vetëvendosjen për keqqeverisje, ndërsa dhe përmendi kohën e fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa foli për ndryshimin për të cilin thirret Vetëvendosje, Bekim Haxhiu tha se u pa ndryshim negativ për shtetin.

Sipas tij gjatë kohës së pandemisë u kryen vjedhje kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Arben Vitia i Vetëvendosjes.

”Ndryshimin e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë. Ku është vjedhë prej dorëzave e deri në thasë të kufomave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat