Analisti shqiptar në Amerikë jep shifra të frikshme: Kaq deputetë do t’i ketë VV-ja, edhe kjo parti rrezikon pragun pos Nismës

Aktuale

Analisti shqiptar në Amerikë jep shifra të frikshme: Kaq deputetë do t’i ketë VV-ja, edhe kjo parti rrezikon pragun pos Nismës

Nga: A.Zh Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:43
Bleron Baraliu

Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka dhënë disa statistika parashikuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese me 47.5% apo 55 deputetë, ndërsa me votat e diasporës, kjo parti mund të fitojë 49.5% apo 57 deputetë, përcjell Bota sot.

Baraliu parashikon që në zgjedhje do të ketë rreth 940 mijë votues, duke llogaritur rreth 65 mijë vota të vlefshme nga diaspora.

Sipas kësaj shifre, Baraliu ka thënë se pragun zgjedhor, pos Nismës, rrezikon mos ta kalojë as AAK-ja,.

Postimi i plotë i Baraliut në Facebook:

Disa statistika të frikshme he për he: nga ata që e kanë votuar LDK në 2019, 12% nuk dalin në zgjedhje (88% nuk është zakonisht keq, por keq për këtë vit), 55.6% do të votojnë për VV, vetëm 32.3% votojnë prapë për LDK.

Në anën tjetër, 92% e ish VV-istëve votojnë prapë VV! dhe nga ata që thonë do të votojnë VV, 94% e tyre pritet të dalin në zgjedhje!

26% nga PDK shkojnë në VV, 33% nga AAK! AAK merr ca nga partitë tjera megjithatë.

Rezultati preliminar thotë se në zgjedhje do të kemi rreth 940K votues, duke llogaritur rreth 65K vota të vlefshme nga diaspora, që i bie se lëre Nisma, por AAK tani mund të rrezikojë pragun në varësi të fushatës .

Përndryshe, pa votën e diasporës unë VV e shoh 47.5% apo 55 deputetë (me një ftohje të lehtë në 48 orët e fundit), pra dukshëm me ulët se Batoni. Me diasporë VV ngritet në 49.5 apo 57 deputetë.

P.S. rreth 22% e elektoratit ende nuk ka vendosur për kë do të votojë, dhe nga këta 32% anojnë nga VV, 12% nga PDK, dhe plotë 54% i urrejnë 4 opsionet kryesore. 3.3% anojnë nga Nisma, 4.8% nga AAK, dhe vetëm 5.1% nga LDK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat