Alarmante: Në Kosovë shitet për bukë të zezë, por është e bardhë

Aktuale

Alarmante: Në Kosovë shitet për bukë të zezë, por është e bardhë

Nga: N.Sh Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Buka

Fotografi alarmante po qarkullojnë në rrjetet sociale në Kosovë.

Disa qytetarë, kanë shpërnda këto fotografi të bukës e cila shitet në furrat e Kosovës, për bukë të zezë, por shihet se është e bërë me miell të bardhë.

Personat që i kanë shpërnda këto fotografi po kërkojnë nga inspektorati që të dalin në furrat dhe të kontrollojnë se çfarë buke po shesin.

“Kjo është buka e zezë që ne e konsumojmë dhe e paguajmë për bukë të miellit të zi. Të korruptuarit e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës si dhe Inspekcionet relevante nuk janë pa njohuri për këtë dukuri të Furrtarëve të Kosovës”, shkruan një qytetare.

Sipas tyre, kjo është lojë me popullin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat