Punëtorët shëndetësorë kanë disa kërkesa për pesë subjektet politike

Aktuale

Punëtorët shëndetësorë kanë disa kërkesa për pesë subjektet politike

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se dje më datë 3 shkurt 2021 iu është drejtuar partive politike, LVV-së, LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nsima Socialdemokrate me disa kërkesa.

“Kërkesat e punëtorëve shëndetësor për partitë politike në kohë kur ata po e shpalosin programin e tyre janë:

1.Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?
2.Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?
3.Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?

Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe anëtarësia e saj e gjërë me vëmendje do të përcjellin premtimet por njëkohësisht do të mbajnë në mend të gjitha ato të cilat nuk janë realizuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat