Osmani tha se ishte e ndikuar nga LDK-ja kundër Kurtit, vjen reagimi i ashpër nga ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kur shkuat te Hugo...

Aktuale

Osmani tha se ishte e ndikuar nga LDK-ja kundër Kurtit, vjen reagimi i ashpër nga ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kur shkuat te Hugo...

Nga: N. H Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.

Ajo tha se ka pas paragjykime ndaj Kurtit në bazë të “konstruksioneve të ndërtuara në LDK”, njofton Klan Kosova.

E, lidhur me këto deklarata, ka reaguar veprimtari i njohur i LDK-së, Saim Tahiraj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë disa pyetje publike për Vjosa Osmanin, kurse, njëra ndër pyetjet është se kur e votoi demarkacionin në kohen kur qeverise AAK-ja, a ishte e ndikuar nga LDK-ja.

Ja pyetjet publike të Tahirajt:

Image
Saim Tahiraj

Duke lexuar këtë deklaratë, mu kujtuan disa veprime të znj. Osmani të cilat nuk të lejnë të qetë pa reaguar!

A ishit të ndikuar nga LDK-ja apo qëndrime tuaja personale kur votuat kundër demarkacionit me Malin e Zi, ku qeveriste LDK-ja?

Kur votuat pro demarkacionit që qeveriste AAK-ja, a ishit e ndikuar nga LDK-ja apo qëndrim personal?

Ishit kundër Hashimit dhe nuk e votuat për president, a ishit e ndikuar nga ndokush apo qëndrime tuajat personale?

Kur i pranuat të gjitha funksionet në LDK dhe kandidimin për kryeministre, a ishit të ndikuara apo qëndrime tuajat egoiste karrieriste?

Kur u larguat nga LDK dhe shkuat te Hugo, a ishit e ndikuar nga dikush apo thjesht veprime tuaj inatqore për të ushqyer egon tuaj të sëmur tej mase?

Kur duhet t’i besojmë Vjosa Osmanit se ka vërtetë qëndrime parimore personale dhe nuk është e ndikuar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat