Abdixhiku: Propozova që të mos e merrnim primatin në qeverisje, pas prishjes së koalicionit me VV’në

Aktuale

Abdixhiku: Propozova që të mos e merrnim primatin në qeverisje, pas prishjes së koalicionit me VV’në

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:23
Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK’së për deputet, Lumir Abdixhiku ka treguar se pse s’ka pranuar të jetë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Në Pressing, Abdixhiku ka treguar se ai kishte kërkuar që pas prishjes së koalicionit me VV’në të mos merrnin primatin në qeverisje.

“Kam qenë pjesë e një bashkëpunimi të LDK’së me VV’në, para procesit zgjedhor si pjesë e opozitës në Kuvend. Gjatë fushatës kemi pasur, të them një afrim me VV’në që dikush e sheh si të dëmshme dhe në fund ka rezultuar me një koalicion qeveritar’, thotë Abdixhiku.

“Gjatë kësaj periudhe kohore kam vërejtur se si ekip nuk po funksionojmë dhe në betejën e parë ideologjike, në shtyllën e parë ideologjike të përplasjes kishim dallime substanciale”, shpjegoi ai.

“Kjo më pas rezultoi me një shkas që ishte shkarkim i një ministri që s’linte alternativë tjetër. Deri këtu nuk kishim kurrfarë  dallimi në mendime me pjesën tjetër të partisë. Pra do të duhej me u prish koalicioni…Por jo domosdoshmërisht që të marrim primatin e qeverisë sepse e dija se do të mund të na kushtonte në periudhë afatshkurtër”, thotë ai.

 “Unë i kam bërë me dije atëherë që nuk do të jem pjesë e qeverisë sepse kam kontribuar në një qeveri tjetër dhe nuk e shoh të arsyeshme të jem edhe aty edhe këtu. Ose duhet të jesh atje ose këtu”, tha Abdixhiku.

“Kam propozuar që të dalim nga qeverisja dhe të mos vazhdojmë tutje me marrje të primatit të qeverisë’, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat