Kryeprokurori Kadriu priti në një takim përfaqësues të OSBE-së

Aktuale

Kryeprokurori Kadriu priti në një takim përfaqësues të OSBE-së

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në një takim përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, z. Burim Blakaj, zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Milica Stojanoviq, zyrtare ligjore vendore.

Në këtë takim u diskutua përkrahja e misionit dhe u bisedua vazhdimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Fillimisht, përfaqësuesit nga OSBE-ja, e uruan kryeprokurorin për pozitën e re dhe çmuan lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke vlerësuar punën dhe arritjet e kësaj prokurorie, si edhe përmendën aktivitetet të cilat OSBE-ja planifikon që t’i implementojë gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, kryeprokurori Kadriu vlerësoi lart punën e OSBE-së në Gjilan dhe siguroi që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat