Pas sondazhit të Pipos, ironizon Gjinovci: VV mundet mos me kalu pragun

Aktuale

Pas sondazhit të Pipos, ironizon Gjinovci: VV mundet mos me kalu pragun

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:23
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar sondazhin e Pipos.

Nga sondazhi i realizuar nga kompania PIPOS, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 40.95%.

Gjinovci ka komentuar me ironi këtë sondazh.

“VV mundet mos me kalu pragun”, ka thënë ai në emisionin Pressing.

“Këta njerëz që i kanë bërë këtë sondazh me siguri nuk kanë parë televizor këto ditë. Në Gjakovë e pash sot turmën. As në protestat gjithë popullore që kemi thirrur nuk kemi pasur këso turma e që po shkojnë duke u përsëritur ne cdo qytet”, shtoi ai.

Tutje duke folur për krahasimet me ish-kryetarin e LDK’së, Ibrahim Rugova, ai ka thënë se nuk është situatë e njëjtë.

“Po të ketë ngjashmëri me Rugovën, Kurti do të ishte i kënaqur. Mirëpo tani është ndryshe. E dijmë se përqindja nuk është fikse. Varet nga numri i votuesve, partitë që marrin pjesë në zgjedhje dhe ulëset në Kuvend”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat