Ish-deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu ka rrëfyer për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje me 10 shkurt të vitit 2007.
Në këtë protestë ishin vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Sejdiu tregon përmes një postimi në Facebook, se ishte pjesëmarrës në këtë protestë. Sipas tij, njërin prej të plagosurve për vdekje e kishin sjell rreth 2-3 metra afër tij.
Ai thotë se ishte i plagosur rëndë në kokë. Sejdiu thekson se, ato pamje i kanë mbetur në mendje, sot e asaj dite.
Postimi i plotë:
E kujtoj me shumë dhimbje ngjarjen e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Unë në atë kohë jetoja në Amerikë, por isha në Kosovë në një pushim të shkurtë. Dhe gjatë këtij pushimi, dola në protestën e 10 shkurtit, dhe isha shumë afër vijës së parë, kah ana e Teatrit. Dhe kur ndodhi hallakama, e gjuajtjet filluan, vetëm 2-3 metra larg meje e sollën njërin prej dy të plagosurve për vdekje atë ditë (nuk e di a ka qenë Moni apo Arbeni), që shihej i goditur keq në kokë. Më ka mbete në mendje ajo pamje, sot e asaj dite, dhe sa herë e kujtoj, më bien dhimbje të thellë për ata dy shpirta të njomë që u humbën atë ditë. Shumë u pata tronditë dhe prekë nga kjo ngjarje e dhimbshme. Lavdi Monit e Arbenit - e dhashtë Zoti që t’ua kthejmë sakrificën me të mirë, ndërsa diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë!