Këto janë 20 paragrafë që kërkohen të hiqen nga aktakuza kundër krerëve të UÇK-së

Aktuale

Këto janë 20 paragrafë që kërkohen të hiqen nga aktakuza kundër krerëve të UÇK-së

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Mbrojtja e Rexhep Selimit në Hagë, po kundërshton fuqishëm një pjesë të aktakuzës së konfirmuar ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së. Avokati David Young ka dorëzuar ankesë të veçantë përmes së cilës është kontestuar “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” si pjesë e përgjegjësisë penale, pasë parasysh se Gjykata Speciale punon me ligje të Republikës së Kosovës.

25 faqe ankesë me 75 pika gjithësej ka dorëzuar në Gjykatën Speciale avokati i Rexhep Selimit në Hagë, David Young. Përmes kësaj ankese, Young ka paraqitur kundërshtimin ndaj disa pikave të konfirmuara të aktakuzës, e të cilat kanë të bëjnë me “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”. Kësisoj avokati Young ka kërkuar që të largohen paragrafët nga 32 deri në 52 nga aktakuza e konfirmuar.

Mbrojtja konsideron se “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” është e pazbatueshme për Dhomat e Specializuara të Gjykatës për arsyen se kjo formë përgjegjësie nuk është pjesë e Kodit Penal të Kosovës mirëpo as të ish-Jugosllavisë.

Tutje, mbrojtja shton se kjo formë nuk njihet nga asnjë konventë ndërkombëtare e cila është e zbatueshme nga Specialja.

“Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është e pazbatueshme para Dhomave të Gjykatës Speciale si një formë e përgjegjësisë sepse: a) nuk është specifikuar në nenin 16 (1) (a) të Ligjit; b) nuk është pjesë e ligjit penal të brendshëm të Kosovës ose ligjit të RFJ-së; c) nuk njihet nga një konventë ndërkombëtare e zbatueshme në Gjykatën Speciale; d) nuk njihet në të drejtën zakonore ndërkombëtare por, edhe sikur të ishte ashtu e njohur sot, nuk ishte e drejtë zakonore ndërkombëtare në 1998 dhe 1999; e) e drejta zakonore ndërkombëtare që përcakton përgjegjësinë penale individuale nuk është drejtpërdrejtë zbatueshme në gjykatat e Kosovës; dhe f) aplikimi i “NPK” në KSK do të shkelte parimin e “nullum crimen sine lege”,  thuhet në parashtresat e dërguara nga mbrojtja.

Sfidimi që është bërë nga mbrojtja për këtë pjesë, nga Young qartësohet se nuk është realizuar për të kontestuar apo argumentuar elementet e doktrinës së Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por e njëjta është sipas tij sfidë ndaj juridiksionit.

“Sfida aktuale për zbatimin e NPK-së nuk është thjesht një argument që ka të bëjë me konturet ose elementet e doktrinës së NPK-së, e cila është e dallueshme nga shembuj të tjerë të sfidave për zbatimin e NPK në akte specifike themelore të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe / ose gjenocidit, të cilat u hodhën poshtë. Eshte një sfidë juridiksionale”, thuhet tutje në ankesën e parashtruar.

Avokati David Young sqaron në ankesën e tij se nëse gjyqtari i Procedurës Paraprake e përcakton se “NPK” nuk është brenda juridiksionit të gjykatës, kjo akuzë duhet të hiqet nga aktakuza dhe procesi të vazhdojë me pikat e mbetura brenda aktakuzës.

Kësisoj, do të shmangej ndërprerja e procedurës penale.

“Meqenëse ky Mocion nuk e sfidon ligjshmërinë e Gjykatës Speciale në vetvete, ose juridiksionin e Gjykatës Speciale mbi përgjegjësinë superiore ose ndihmën (të dyja këto gjithashtu ishin përfshirë në aktakuzën e konfirmuar kundër z. Selimi), nëse është i suksesshëm, nuk do të shkaktojë ndërprerjen e procedurave kundër tij. Në vend të kësaj, nëse Gjyqtari i Procedurës paraprake e përcakton atë se “NPK” nuk bie brenda juridiksionit të Gjykatës, kjo akuzë duhet të hiqet nga Aktakuza, ku çështja mund të vazhdojë në bazë të formave të mbetura të përgjegjësisë në aktakuzën e konfirmuar (e cila mund të përfshijë veprime individuale të pretenduara të kundër z. Selimi)”, pretendohet tutje.

Tutje, në mocionin të cilin e ka parë lajmi.net, shihet se avokati i Selimit ia ka nënvizuar gjykatës së institucioni i Dhomave të Specializuara funksionon brenda Sistemit të Drejtësisë së Kosovës.

Image

“Gjykata është pa dyshim një Gjykatë vendase e Kosovës. Ajo u krijua “brenda Sistemit të drejtësisë në Kosovë. ”. Dhomat e Specializuara janë bashkangjitur në secilin nivel të gjykatës në Kosovë: Gjykata Themelore e Prishtinës, Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese.  Në përputhje me juridiksionin territorial të Kosovës, juridiksioni i saj është i kufizuar në krimet brenda juridiksionit të kësaj të lënde të cilat janë “Ose ka filluar ose është kryer në Kosovë.” Në mënyrë të ngjashme, juridiksioni i tij personal është kufizuar në “personat e shtetësisë së Kosovës / RFJ-së ose mbi personat që kanë kryer krime brenda juridiksionit të tij lëndor kundër personave të shtetësisë së Kosovës / RFJ-së lëndor kundër personave të shtetësisë së Kosovës / RFJ-së kudo që ishin kryer ato krime.  Ajo u krijua përmes një ligji i cili ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i cili kërkonte aderimin specifik në Kushtetutën e Kosovës. Aty ku ky ligj u mbajt në kundërshtim me Kushtetutën, një nen i duhej t’i shtohej Kushtetutës për t’u siguruar që ai ishte konsistent”, thuhet në pretendimet e avokatit Young.

Mbrojtja e Selimit për të argumentuar teorinë e vet, shpjegon edhe nenet nga Kodi Penal i ish-Jugosllavisë.

“Neni 25 (1) i Kodit Penal të RSFJ-së, i zbatueshëm në Kosovë në 1998, parashikon që “Bashkëkryerësi do të jetë penalisht i përgjegjshëm brenda kufijve të caktuar nga ai ose qëllimi i tij ose neglizhenca, dhe nxitësi dhe ndihmësi – brenda kufijve të tyre. Neni 22 i të njëjtit kod parashikon që “nëse disa persona bashkërisht kryejnë një veprim kriminal duke marrë pjesë në aktin e kryerjes ose në ndonjë mënyrë tjetër, secila prej në secilin rast ata do të ndëshkohen siç përcaktohet për veprën ”. Ndërsa neni 26 parashikon që: Kushdo që krijon ose bën përdorimin e një organizate, bande, kabale, grupi ose ndonjë shoqate tjetër për qëllim të kryerjes së veprave penale është penalisht përgjegjës për të gjitha veprimet penale që rezulton nga modeli kriminal i këtyre shoqatave dhe do të dënohet sikur ai vetë i ka kryer ato, pavarësisht nëse dhe në çfarë mënyre ai vetë mori pjesë drejtpërdrejt në kryerjen e ndonjë prej atyre akteve”, thuhet tutje në pretendimin e avokatit Young, shkruan lajmi.net.

Bazuar në faktet e lartëpërmendura dhe në shkresa tjera, avokati i Rexhep Selimit thotë se asnjë nga këto dispozita nuk parashikon në mënyrë të nëkuptuar ose të qartë për një mënyrë të përgjegjësisë e cila mund të barazohet me “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”, qoftë në formë përmbajtjeje apo në sipas ligjit të brendshëm të zbatueshëm në vitin 1998 në Kosovë.

Kësisoj, për këto dhe pretendime tjera, ky mocion i mbrojtjes konsiston në dy kërkesa kryesore.

E para: Që të garantohet se Dhomat e Specializuara të Gjykatës nuk kanë juridiksion për përgjegjësinë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

E dyta: Të heq paragrafët nga 32 deri në 52 nga aktakuza e konfirmuar e të cilat lidhen me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

Ndryshe, të martën do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së e cila do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat