Paçarizi ironizon me vendimin ndaj mërgimtarëve: “Çka kanë me lypë - qe sa kenë për Vitin e Ri”

Aktuale

Paçarizi ironizon me vendimin ndaj mërgimtarëve: “Çka kanë me lypë - qe sa kenë për Vitin e Ri”

Nga: A.Morina Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:18
Rrahman Paçarizi

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave ndaj mërgimtarëve të cilët vijnë në Kosovë, ka ngjallur reagime.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe profesori dhe analisti politik, Rrahman Paçarizi i cili ironizoi duke thënë se zgjidhjen kundër koronavirusit, na e kanë sjellë mërgimtarët.

“Çka kanë me lypë tek e fundit - qe sa kenë për Vitin e Ri”, shkroi në Facebook Paçarizi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po duket e paskemi gjete zgjidhjen kunder covidit. Mergimtaret na e paskan pru. Tash na tarahendemi neper tubime e marshime e mergimtaret qe tentojne me ardhe me votu, po t'i ngujojme ose s'po i leme me hy hiç. Çka kane me lype tekefundit - qe sa kene per Vitin e Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat