Një grup minatorësh të “Trepçës” hynë në grevë, Osmani: Punëtorët e ndërrimit të dytë nuk kanë punuar

Aktuale

Një grup minatorësh të “Trepçës” hynë në grevë, Osmani: Punëtorët e ndërrimit të dytë nuk kanë punuar

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:51
Trepça

Disa minatorë të minierës së “Trepçës” i janë futur grevës nga e enjtja, kjo pasi që ata nuk kanë marrë pagat e muajit janar.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka treguar për kp se në grevë kanë hyrë minatorët e ndërrimit të dytë të horizontit të X. Osmani tha se minatorët janë takuar nga drejtori i Ndërmarrjes së “Trepçës” por edhe përkundër kësaj 10 nga minatorët kanë refuzuar që të ndërpresin grevën.

Ndërsa 45 punëtorët e ndërrimit të tretë nuk kanë dalë fare në punë.

Osmani: Punëtorët e ndërrimit të dytë nuk kanë punuar

“Ndërrimi i dytë i horizontit të dhjetë nuk ka punuar , ndërsa horizontet tjera kanë punuar. Atje kemi qenë me drejtorin e ‘Trepçës’ dhe sindikatave, ku kanë qenë në grevë 20 deri në 25 minatorë të cilët drejtori i njoftoi se do të presin edhe 4 ose 5 ditë për t’u bërë pagesa pra deri të shitet koncentrati, brenda javës së ardhshme do të dalin 100 përqind e rrogës. Mirëpo punëtorët nuk pranuan. Ndërrimi i tretë i ka 45 punëtorë pra në fund kanë mbetur 10 punëtorë që nuk kanë dashtë me dalë dhe ndërrimi i tretë nuk ka hy hiç, pra kanë shkuar në shpi”, tha Osmani.

Ndërkohë që Osmani thotë se nuk dihet nëse grevës ia janë bashkuar edhe punëtorët e ndërrimit të tretë.

Osmani: Nuk e dimë nëse ndërrimi i parë ka hyrë në grevë

“Nuk po dimë nëse ndërrimi i parë ka hy në grevë apo jo sot, nuk na kanë lajmëruar asgjë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat