Zemaj i përgjigjet Lul Rakës: Dikush po ka dëshirë ta keqpërdor mënyrën e komunikimit

Aktuale

Zemaj i përgjigjet Lul Rakës: Dikush po ka dëshirë ta keqpërdor mënyrën e komunikimit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i është përgjigjur  mikrobiologut Lul Raka i cili tha se asnjë anëtar i Bordit Këshilldhënës për pandeminë nuk është konsultuar për lehtësimin e masave.

Zemaj gjatë një vizite në komunën e Vitisë, ka thënë se bordi është një trup i formuar nga vet ai, nga i cili ka marrë këshilla kur ka pasur nevojë,.

Ai ka thënë  madje se dikush po ka dëshirë sipas tij të keqpërdor mënyrën e komunikimit.

“Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi. Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”, tha Zemaj.

Ndryshe, dje me anë të një postimi në Facebook, Raka tha se lehtësimi i masave mundëson përhapjen e virutist në komunitet, gjë e cila sipas tij paraqet rrezik për shëndetin publik në Kosovë.

“Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik;  shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat