Vlora Çitaku i reagon Vjosa Osmanit: Secili që ka pak njohuri bazike në...

Aktuale

Vlora Çitaku i reagon Vjosa Osmanit: Secili që ka pak njohuri bazike në...

Nga: A.Morina Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:48
Vlora Çitaku

Lidhur me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Reagimi i Çitakut erdhi pas deklaratës së U.d të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani deklaroi se marrëveshja e Washingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen për njohje reciproke dhe nuk përmendet Jerusalemi askund.

“Ne e kemi diskutuar në detaje këtë cështje. Marrëveshja në pikën e saj të fundit thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Askund nuk përmendet Jerusalemi”, është shprehur Osmani.

Çitaku tha se secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne.

“Secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E para dhe më e rëndësishmja, çështjet e politikës së jashtme, posaçërisht ato në të cilat është i përfshirë aleati ynë kryesor, nuk do të duhej asnjëherë të shndërrohen në tema elektorale. Rreth tyre do të duhej të kemi konsensus.

Njohja nga Izraeli është arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thot ndryshe, gabon keq. Në fakt, formalizmi i marrëveshjes së njohjes mes Kosovës dhe Izraelit ka ndodhur me 1 shkurt 2021, me facilitimin dhe mbështetjen publike të Administratës së Presidentit Biden.

Vet Sekretari Amerikan i Shtetit, Z.Blinken, ka deklaruar publikisht që SHBA-të nuk do ta lëvizin Ambasadën e tyre nga Jerusalemi. Për më tepër, Kosova nuk ka zhvendosur Ambasadë nga Tel Aviv. Kosova po hapë për herë të parë Ambasadë në Izrael.

Secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne.

Nuk do të doja asnjëherë që Kosovën ta shoh në listën e shteteve që nuk u përmbahen zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat