Qytetari kërcënon komisioneren në Lipjan, deklarohet Policia

Aktuale

Qytetari kërcënon komisioneren në Lipjan, deklarohet Policia

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ka ndodhur një incident në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan, ku një qytetar ka kanosur komisioneren.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se pas marrjes së informatës, Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe  ka filluar trajtimim e rastit

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimim e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat