Kaq vota ka marrë deri më tani Nisma Socialdemokrate

Aktuale

Kaq vota ka marrë deri më tani Nisma Socialdemokrate

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 07:53
Fatmir Limaj

Partia e Fatmir Limajt tashmë kur janë numëruar mbi 97% e votave, rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota.

Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.

Kjo përqindje e votave të publikuara nga KQZ-ja është nga totali i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat