Andi Bushati reagon pas dorëheqjes së Mustafës, tregon dy emrat që duhet të largohen pas tij

Aktuale

Andi Bushati reagon pas dorëheqjes së Mustafës, tregon dy emrat që duhet të largohen pas tij

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Isa Mustafa

Reagime të shumta ka pasur pas dorëheqjes së Isa Mustafës, si kryetar i LDK-së.

Derisa nuk dihet ende se kush do të jetë kryetari i ri i partisë, dorëheqjen e Mustafës e kanë vlerësuar si të vonshme, përcjell Bota sot.

E analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka thënë se nuk ka kuptim që të qëndrojnë Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, që sipas tij e kanë bërë haragjoze partinë e Rugovës.

“Isa iku. A ka kuptim të qëndrojnë Gimi dhe Dulla që e bënë karagjoze ish partinë e Rugovës???”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat