Reagon edhe Hoti: Ja pse Mustafa dhe Osmani janë fajtor për humbjen e LDK-së - përmend edhe dy persona që...

Aktuale

Reagon edhe Hoti: Ja pse Mustafa dhe Osmani janë fajtor për humbjen e LDK-së - përmend edhe dy persona që...

Nga: P.R Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Mustafa dhe Osmani

Ish-zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti, përmes një postimi në facebook, e ka komentuar dorëheqjen e sotme të kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Hotit, për humbjen e rëndë që e pësoi LDK në zgjedhjet e së dielës, fajtor janë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani.

“Për gjendjen e sotme të kësaj partie janë dy fajtorë kryesor: Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani. Isa me kryeneçesinë e tij për të qëndruar në krye të partisë dhe me pazaret brendapartiake për ta kënaqur veten dhe të gjithë. Kurse, Vjosa Osmani që e donte partinë për t'i përmbushur ambiciet e saj personale dhe kur e përfaqësoi partinë në nivelin më të lartë, u shndërrua në imituese të Albin Kurtit dhe e bëri LDK'në instrument me të cilin luante ky i fundit. Ndërkohë, kur iu pengua kjo, filloi pazaret me të qysh në mars (siç ka deklaruar vetë), duke qenë ende pjesë e LDK'së. Pra, pa u shkarkuar prej LDK'së, gjë që ajo e quan edhe sot përjashtim”, shkruan ndër tjerash Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

LDK sot e bëri një hap drejt këndelljes. Është një hap i vonuar, por njëkohësisht i vogël. Si i tillë, duhet të përcillet me hapa të tjerë, e ku më i rëndësishmi është zgjedhja e një kryetari që mund ta kthejë në binarët e saj.

Për gjendjen e sotme të kësaj partie janë dy fajtorë kryesor: Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani. Isa me kryeneçesinë e tij për të qëndruar në krye të partisë dhe me pazaret brendapartiake për ta kënaqur veten dhe të gjithë. Kurse, Vjosa Osmani që e donte partinë për t'i përmbushur ambiciet e saj personale dhe kur e përfaqësoi partinë në nivelin më të lartë, u shndërrua në imituese të Albin Kurtit dhe e bëri LDK'në instrument me të cilin luante ky i fundit. Ndërkohë, kur iu pengua kjo, filloi pazaret me të qysh në mars (siç ka deklaruar vetë), duke qenë ende pjesë e LDK'së. Pra, pa u shkarkuar prej LDK'së, gjë që ajo e quan edhe sot përjashtim.

Pas Mustafës e Osmanit, një pjesë të fajit e ndajnë Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala. Kjo sepse të dytë për kohë të gjatë zgjodhën heshtjen, duke e lënë të dominojë diskursi i VV'së rreth prishjes së koalicionit. Kujtimi u këndell, por ishte vonë. Të njëjtën e bëri edhe Lumiri, por po ashtu vonë, e besa edhe më qullët. Ndërsa të dytë nuk qenë të gatshëm ta marrin kandidaturën në këto zgjedhje, duke ia mbivendosur imazhin personal imazhit të partisë.

Sidoqoftë, e ardhmja e LDK'së aktualisht është e lidhur me këta dy emra: Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku. Nuk do të këtë LDK të dikurshme nëse njëri nga ta nuk e merr drejtimin e partisë. Por, po ashtu nuk do të këtë LDK të dikurshme, edhe nëse e marrin këta drejtimin, por vendosin ta kopjojnë opozitarllëkun e VV'së. Sepse kjo i zhvendos në vitin 2018, në kohën kur VV'së iu larguan 13 deputetë, ndërsa këta u kthyen në vegël të tyre, duke i bojkotuar edhe seancat parlamentare.

Personalisht i vlerësoj politikanët që kanë përmbajtje në kuptimin intelektual dhe qartësi ideologjike. Në këtë drejtim, Kujtim Shala më duket si zgjidhje më e mirë, ndonëse Abdixhiku ka më shumë karizmë. Ai është opsioni që mund ta bëj më ngadalë këndelljen e LDK'së, por gjithashtu më sigurt dhe më afatgjatë.

LDK e ka vetëm edhe këtë mundësi. Çdo manovrim tjetër e shndërron këtë parti në një AAK, e cila për dallim nga kjo parti, nuk do të këtë më as bastione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat