Ushtaraku Naim Maloku ‘godet’ rëndë Isa Mustafën: Ja pse po e reformon partinë...

Aktuale

Ushtaraku Naim Maloku ‘godet’ rëndë Isa Mustafën: Ja pse po e reformon partinë...

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:35
Isa Mustafa

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka thënë se zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë kah mesi i muajit mars.

Mustafa po ashtu tha se nuk ka asnjë dorëheqje të kryetarëve të degëve në këtë parti, teksa shtoi se ende nuk është përmendur asnjë emër për pasardhësin e tij.

“Jo, nuk janë përmendur, iu kemi thënë që të mendojnë, të bëjnë propozime ndërkohë do të mundohemi sa më shpejt të kemi propozimet prej degëve, edhe prej kryesisë edhe ta përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë, afati më i gjatë i mbledhjes është 60 ditë, por ne nuk do të presim 60 ditshin, do të bëjmë përpjekje që diku më së largu deri në mesin e marsit ta përmbyllim këtë proces”, theksoi ai.

E ndaj tij ka reaguar ish ushtaraku, Naim Maloku.

Image
Naim Maloku

“Shoku Isë! Ti je legjendë! Para se të shkosh, Ti e reformon partinë, në mënyrë që: Edhe pas Isës, Isë! Nuk e ke harru: "I posle Tita, Tito!"”, ka shkruar Maloku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat