Hamiti: Osmani e Kurti kishin marrëveshje që nga marsi i vitit të kaluar

Aktuale

Hamiti: Osmani e Kurti kishin marrëveshje që nga marsi i vitit të kaluar

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:00
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti mendon se në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kishte marrëveshje që nga marsi i vitit 2020.

“Vjosa pasi kishte bërë gjithë këtë histori të moslejimit të kandidimit të saj, nuk hyri në garë fare”, thotë Hamiti.

“Është e vërtetë që LDK ka bërë çmos që ta situojë Vjosa Osmanin dhe pse ne nuk i fituam zgjedhjet. Madje ju e dini që ishte zgjedhur Konjufca për kryetar të Kuvendit dhe me do ‘shkelje” ndërhyrje procedurale Vjosa u bë kryetare e Kuvendit”, theksoi Hamiti në Pressing.

“Vjosa Osmani po thotë në një intervistë të fundit se që nga marsi i vitit të kaluar ajo kishte biseduar me Albin Kurtin se si duhej të punonin bashkë për të siguruar që të kishin edhe presidentin edhe qeverinë. Me fjalë të tjera të krijojnë një sistem, një pushtet absolut”, theksoi Hamiti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat