“A vlejnë ende këto kushte për koalicion me LDK-në?”, zyrtari i VV-së i ‘drejtohet’ Lidhjes Demokratike

Aktuale

“A vlejnë ende këto kushte për koalicion me LDK-në?”, zyrtari i VV-së i ‘drejtohet’ Lidhjes Demokratike

Nga: D.RR Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:43
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali i është drejtuar LDK-së, duke e pyetur se a vlejnë ende disa kushte që Isa Mustafa i kishte thënë vitin e kaluar për koalicion me VV-në.

Me ironi, Tali ka publikuar deklaratën e Isa Mustafës ku kishte thënë që VV-ja ta heq taksën, ta kthejë në ministri Agim Veliun dhe t’i kërkojë falje LDK-së për prishjen e koalicionit.

Tali këtë “pyetje” e bëri në një postim në Facebook.

Kujtojmë se Isa Mustafa ka thënë dorëheqje nga LDK-ja, pas rezultatit të dobët me 14 shkurt.

Postimi i Talit:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat