Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush dha urdhër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – kjo ishte arsyeja

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush dha urdhër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – kjo ishte arsyeja

Nga: N.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:29
Oliver Ivanoviqi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka fol për Listën Serbe dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Vrasja e Ivanoviqit akoma mbetet e pazbuluar, edhe pse deri më tani ka pas të dyshuar dhe të arrestuar për këtë çështje. Megjithatë, vrasësi dhe urdhërdhënësi nuk është zbulua deri sot. Miftari shkruan se vrasja e Ivanoviqit ishte direkt me urdhër të Beogradit.

Sipas tij, arsye ishte që serbëve në veri, të iu tërhiqet vërejtja që mos të bashkëpunojnë me Prishtinën.

Ndërsa për Listën serbe Miftari thotë se është dorë e zgjatur edhe BIA-s dhe kishës serbë në Kosovë.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Lista Serbe dorë e zgjatur e UDB- BIA dhe e kishës Serbe në Kosovë! Pa u ndalur e limituar me ligj lista Serbe e Vuçiqit dhe Thaçit dhe me i heq vendet e rezervuara, monopoli politik që edhe ashtu i manipulon Beogradi, shteti i Kosovës kurrë nuk do të arrij ti integroj Serbët e Kosovës në shtetin Kosovës.

Planin Serbo-Rus-Francez edhe me ndihmën e pa kontestuar të Hashim Thaçit kanë qenë që përmes Listës Serbe ta ndaj në fund edhe politikisht veriun e Kosovës nga shtet i jonë që edhe ashtu e kontrollojnë nga pas lufta me ndihmën e KFOR Francez bandat e Beogradit.

Edhe vrasja e Oliver Ivanoviçit ishte urdhëruar në Beogradi që ti tërhiqet vërejtja çdo serbi lokal se çka e pret nëse për interesa të veta ose lokale anashkalon interesin e Beogradit dhe bashkëpunon politikisht vetëm me Prishtinën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat