Shpend Ahmeti: Kur sëmuret Albin Kurti, unë i çoj mesazh “ishalla je mirë”

Aktuale

Shpend Ahmeti: Kur sëmuret Albin Kurti, unë i çoj mesazh “ishalla je mirë”

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vizitat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Ahmeti ka thënë se në kohën kur ai ishte në Vetëvendosje konsiderohej blasfemi të bëje homazhe te varri i Rugovës.

Madje, ka thënë se nëse dikush nga Vetëvendosja do të shkonte te varri i ish-presidentit historik do të kryqëzohej.

“Ne mund të mos pajtohemi politikisht, por nuk mundet askush me ma ndalë që të shkoj në homazhe. Qysh tash po del që me shku te varri i [Ibrahim] Rugovës nuk koka blasfemi, se atëherë me pasë shku të kishin kryqëzu. Thoshin se më së shumti duhesh me i diskutu librat e tij si kritik letrar, por nuk bëhet fjalë me shku edhe me nderu njeriun që na ka mësu durimin”, ka deklaruar ai.

Tutje, Ahmeti ka thënë se ai i telefonon ose iu dërgon mesazhe edhe kundërshtarëve politikë kur këta të fundit kanë ndonjë telashe.

“Kadri Veseli kur shkon në Hagë, unë e thirri. Kur smuhet Albin Kurti, unë i çoj mesazh ‘ishalla je mirë’. Njerëzillëkun nuk ma hup askush. Kur thonin ata [Vetëvendosja] ‘janë dalë këta tash, as në vdekje e as në dasmë’. Me Visar Ymerin ke nejt ditë e natë bashkë për vite të tëra e keni nejt edhe në burg bashkë e dy javë pasi del mos me i shku as në varrim të babës nuk bohet kjo punë kështu. Ishalla i kanë mësu disa gjëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat