Mushkolaj ironizon me Hysenin: “Keq me u dorëzu kaq lehtë, ka hala çka jep”

Aktuale

Mushkolaj ironizon me Hysenin: “Keq me u dorëzu kaq lehtë, ka hala çka jep”

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Skender Hyseni

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me Skender Hyseni nga LDK i cili ka thënë se, “Jo, nuk kam asnjë ambicie të tillë për kryetar të LDK-së”,

“Skënder Hyseni paska thanë se nuk do të kandidojë për kryetar të LDK'së. Keq me u dorëzu kaq lehtë. Ka hala çka jep” , ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Kujtojmë se Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti I kryetariti të LDK-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kurse gara për të parin e LDK-së, është e hapur.

Deri më tani kandidaturën për kryetar e ka shpallur vetëm Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat