Tha se Osmani nuk mund ta mandatojë Kurtin për kryeministër, Vetëvendosje i reagon sërish Enver Hasanit

Aktuale

Tha se Osmani nuk mund ta mandatojë Kurtin për kryeministër, Vetëvendosje i reagon sërish Enver Hasanit

Nga: A.Zh Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:44
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul se u.d e presidentes Vjosa Osmani, mund ta emërojë kandidatin për kryeministër Albin Kurtin.

Juristi i VV-së Getoar Mjeku, ka thënë se askund në Kushtetutë nuk thotë se ajo nuk mund ta kryejë këtë punë, që sipas tij, i takon presidentes, përcjell Bota sot.

“Nuk ka trohë arsye me e quajt jokushtetues atë dekret të shkuar ose këtë që po vjen për kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Mjeku, duke iu kundërpërgjigjur ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanit, i cili ka thënë se Osmani nuk mund ta mandatojë Kurtin për kryeminstër.

Postimi i plotë i Mjekut në Facebook:

Kurrgjë në kushtetutën e Kosovës nuk thotë se kryetarja në detyrë nuk mundet me kry një punë që i takon kryetarit. Pra, u.d. presidentja mundet me e emëru kandidatin për kryeministër, sipas propozimit të partisë fituese.

Në rastin KO48/12, që ia njohu mandatin e plotë presidentes Jahjaga, Gjykata Kushtetuese pat vlerësu se ushtruesit të detyrës mund t'i kufizohen vetëm disa funksione jothelbësore. Por për këtë lypset me u ndryshu kushtetuta, dhe kushtetuta nuk është ndryshu. Gjykata gjithsesi pat vendosë kundër kufizimeve që mund të shkaktojnë «paralizim kushtetues» ose të pengojnë «udhëheqjen e duhur dhe të rregullt të shtetit» (para. 160, 165).

Vërtet Kushtetuesja nuk ka vlerësu dekretin e Krasniqit si u.d. president për ta mandatu Thaçin më 2011. Por nuk ka trohë arsye me e quajt jokushtetues atë dekret të shkuar ose këtë që po vjen për kryeministrin Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat