Grupit parlamentar të VV-së i bashkohet një deputet nga kjo parti, mund t’ia sigurojë shumicën absolute

Aktuale

Grupit parlamentar të VV-së i bashkohet një deputet nga kjo parti, mund t’ia sigurojë shumicën absolute

Nga: D.RR Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Ndonëse ende nuk janë certifikuar zyrtarisht zgjedhjet nga KQZ dhe kandidatët të cilët kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit, ish deputeti Elbert Krasniqi nga IRDK ka njoftuar në Facebook se ka fituar sërish mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta “Bota sot” mëson nga burimet e saja se Krasniqi do t’i bashkohet grupit parlamentar të VV-së, gjë të cilën e bëri edhe në legjislaturën e kaluar.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për VV-në, e cila po i numëron deputetët pasi mund t’i ketë vetëm 59 të tillë, por që me Krasniqin do t’i bëjnë 60.

Elbert Krasniqi kishte bashkëpunim të mirë me VV-në edhe në legjislaturën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat