Sot në orët e mbrëmjes, vetura e deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci ka marrë flakë, njofton “Bota sot”.
Sipas sqarimit të vet Bajqinovcit, vetura ka marrë flak porsa ai kishte hyrë brenda dhe e kishte ndezur atë.
Mirëpo nga partia e tij, këtë e vlerësojnë si atentat.
Kështu ka shkruar në Facebook asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri.
“Ky është atentat ndaj deputetit tonë, Mefail Bajqinovcit”, ka shkruar ai, teksa ka shpërndarë fotografitë e veturës së djegur.