Serbi kërcënon Kurtin: Do t’ia vë flakën tërë familjes tuaj

Aktuale

Serbi kërcënon Kurtin: Do t’ia vë flakën tërë familjes tuaj

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 00:07
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ndërsa Kurti shkruan dhe kërkon që të ndiqen dorasit e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiq është i njëjtë me Listën Serbe.

Tutje ai prezanton veten si ”serb të rinjë”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.

Image

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shprehet drejt Albin Kurtit, një person që mban llogarinë me emrin Ivica Kostic.

Ky kërcënim, vie pasi Kurti dënoi si vijon sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiq.

”Unë dënoj ashpër sulmin e sotëm brutal ndaj 18 vjeçares Nikolla Rashic, djali i Kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashic.

Ky është një sulm ndaj qytetarëve tanë & lirisë së tyre dhe ata që e organizuan atë duhet të ndiqen dhe të sillen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat