Zhvillimet e fundit, Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

Aktuale

Zhvillimet e fundit, Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas arrestimit të 12 zyrtarëve, konfiskimit të disa loptop-ve si dhe disa dokumenteve tjera të rëndësishme, Minsitria e Bujqësisë ka thirrur konferencë për media.  

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Duke pas parasysh se ende jemi në kohë pandemie, lusim të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje ta ruajnë shëndetin, të respektojnë distancën dhe t’i respektojnë masat kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat