Dreshaj kërkon hetime edhe në Kadastrën e Istogut!

Aktuale

Dreshaj kërkon hetime edhe në Kadastrën e Istogut!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:56
Gani Dreshaj

Zëvëndësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës. Dreshaj ka thënë se aksione të tilla godasin krimin e korrupsionin që sipas tij është fenomen shqetësues në Kosovë.

Madje, ai ka kërkuar hetime të ngjashme edhe në Kadastrën e Istogut.

“E përshendes aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës. Aksionet e tilla godasin direkt krimin e korrupsionin në nivele të larta shtetërore, që fatkeqësisht ekziston që shumë vite.

Të gjithë vjelësit dhe keqpërdoruesit që bëhen të pasur pa djersë duhet të gjykohen e dënohen sepse janë kancer i shoqërisë.

I nevojshëm dhe i domosdoshëm do të ishte një aksion i tillë edhe në Kadastrën e Istogut, aty ku keqpërdorimi ka rrënjët e thella që nga paslufta” shkruan Dreshaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat