Aksioni në MB, Selimi: Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit

Aktuale

Aksioni në MB, Selimi: Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Selim Selimi

Pas aksionit që ndodhi në Minitrinë e Bujqësisë, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka përshëndetur aksionin e policisë, duke thënë se dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Postimi në Facebook:

Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!

Kujtojmë se, nga ai aksion pati edhe zyrtarë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat