Mustafa pas aksionit policor: S'kam arsye të jap dorëheqje

Aktuale

Mustafa pas aksionit policor: S'kam arsye të jap dorëheqje

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besim Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë arsye të jap dorëheqje, pas arrestimit të 12 zyrtarëve të dikasterit të tij për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Derisa nuk ka dashur ta ndërlidhë aksionin e sotëm me çështje politike, Mustafa tha se tashmë mbetet prokurorisë dhe hetuesisë ta çojë rastin deri në fund.

Përmes një konference për media, Mustafa tha se transparenca ka qenë kryefjala e qeverisjes së tij dhe për këtë ka ndërmarrë një sërë veprimesh për shkarkim të zyrtarëve në fillim të mandatit të tij.

“Kjo nuk ka të bëjë me aspektin politik, kjo është çështje e prokurorisë dhe hetuesisë. Nuk kam asnjë arsye të ikë nga përgjegjësia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat