Balje: Lista Serbe deshi kontroll në gjithçka, Hoxhiqin e votuan me kimikë me ngjyra

Aktuale

Balje: Lista Serbe deshi kontroll në gjithçka, Hoxhiqin e votuan me kimikë me ngjyra

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Duda Balje

Ish-deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka deklaruar se Lista Serbe ka manipuluar në zgjedhjet e fundit.

Balje thotë se kjo parti e dirigjuar nga Beogradi ka ndihmuar Adrijana Hoxhiq me vota.

"Ata duan të japin sinjal se janë të fuqishëm ende në Kosovë. Duan 2/3 të komuniteteve. Kanë pas plan kontrollimin e votimit të Qeverisë, presidentit edhe tek komuniteti boshnjak. Ne skemi mundësi e fuqi të dalim në fund të këtij problem", ka thënë ajo në një Debat.

"Kanë organizu votimin. Për Adrijana Hoxhiq kanë ardh serbët prej Beogradit. Kanë votu me kimikë e ngjyra të ndryshme për Hoxhiqin. Kemi kontaktu me disa komisionrë të Vetëvendosjes, ata kanë prova", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat