Gani Kocit i vjen ftesa nga Gjykata Speciale

Aktuale

Gani Kocit i vjen ftesa nga Gjykata Speciale

Nga: N.SH Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Gani Koci

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë Gani Kocit të paraqitet që të paraqitet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Koci ka njoftuar se është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Koci thotë se do të jetë ai që ishte në luftë dhe që është sot.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,

Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare.

#LiriaKaEmer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat