Hoxhaj: Ne presim që Kurti ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Aktuale

Hoxhaj: Ne presim që Kurti ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:22
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret nga i pari i VV’së i cili me gjasë do të bëhet kryeminstër, Albin Kurti, që ky i fundit ta kthejë kufirin e Kosovës në Çakorr dhe Zhleb.

Kjo për shkak se Kurti kishte protestuar kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke hedhur edhe gaz lotsjellës partia e tij në Kuvend.

“Ne presim prej Kurtit që të ofrojë platformë, që ta kthejë kufirin në Cakorr dhe Zhleb. Sikurse ka kundërshtuar më 2016…”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, ai tha se nëse Kurti takohet me Vuçiqin për dialog, pret që t’i përmbush disa kushte që Kurti, sipas Hoxhajt, i ka vendosur në mënyrë publike.

“Unë pres Kurtit që para se të takohet me Vuçiqin unë pres që t’i përmbush kushtet që i ka vendosur në mënyrë publike”, shtoi Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat