Vjosa Osmani i reagon Miroslav Lajçakut për hartën, ja çka i përmend

Aktuale

Vjosa Osmani i reagon Miroslav Lajçakut për hartën, ja çka i përmend

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që përdori një hartë, ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar që Kosova do të jetë gjithmonë vend i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm & sovran. 

Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën gjenocidi i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, tha Osmani në postimin e saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat