Besnik Bislimi nervozohet me spitalin e njohur privat: Kujdesi ndaj pacientit i tmerrshëm

Aktuale

Besnik Bislimi nervozohet me spitalin e njohur privat: Kujdesi ndaj pacientit i tmerrshëm

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:59
Besnik Bislimi

Ish ministri i financave nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një bisedë në të cilën tregon se si spitali “Aloka” nuk e ka shumë dert shëndetin e pacientëve.

Përkundër misionit dhe deklarimeve të tyre që pacientët të ndihen të qetë dhe të kuptojnë çdo gjë rreth gjendjes së tyre shëndetësore, Bislimit i është dashur tu shkruajë disa herë për të marrë fotografimin e mushkërive.

Ndërsa Besnik Bislimi e ka konfirmuar se ky është një rast që i ka ndodhur personalisht atij.

“Po siç e kam shkruar edhe të statusi në facebook është rast personal”, ka thënë ai.

Në këtë bisedë në mes të pacientit dhe spitalit shihet se si ky spital nuk i dërgon fotografimin e mushkërive pacientit që po u kërkon atë, me arsyen se nuk është gati ani pse i kishin thënë se do të jetë gati për një orë.

Në vazhdim mund të lexoni bisedën e publikuar nga Bislimi.

Postimi:

Spitali ALOKA dhe "kujdesi" ndaj pacientëve

Kështu shkruan mes tjerash në faqen e internetit të Spitalit ALOKA në Prishtinë:

“Ne e dijmë që vizita në spital është një përvojë stresuese dhe ne duam të bëjmë çmos që ju të ndjeheni të qetë dhe të kuptoni çdo gjë rreth kontrollës suaj.”

Realiteti mbi kujdesin ndaj pacientit në këtë spital, po del të jetë i tmerrshëm. Të paktën nisur nga përvoja personale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat