Haradinaj kujton Adem Demaçin: Na e mësove rrugën deri te liria

Aktuale

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Na e mësove rrugën deri te liria

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Adem Demaçi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e të ndjerit, veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Haradinaj ka shkruar se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri në liri.

“Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve.

Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote.

Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat