Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Izrael: Ta forcojmë miqësinë me veprime konkrete

Aktuale

Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Izrael: Ta forcojmë miqësinë me veprime konkrete

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Ines Demiri

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka arritur në Izrael si përfaqësuesja e parë e Kosovës atje.

“Presim të forcojmë miqësinë tonë me veprime konkrete që do të ndihmojnë dy vendet tona”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në tetor të vitit të kaluar Kosova ka emëruar Demirin si e ngarkuar me punë e Kosovës në Izrael, duke bërë një hap para në vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Më 1 shkurt 2021, të dyja shtetet kanë zyrtarizuar njohjen dhe kanë nënshkruar dokumentin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Izraeli ishte bërë shteti i 117-të me radhë që njohu pavarësinë e Kosovës.

Historike ishte quajtur marrëveshja nga ministri i Jashtëm izraelit, Gabriel Ashkenazi, ndërsa ministrja e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla kishte thënë se shpejt do nisnin procedurat për emërimin e ambasadorit në Jerusalem.

Dy ministritë kishin nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe bashkëpunim zhvillimor.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat