Gjoshi: Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t'ia kthejë Netanjahut

Aktuale

Gjoshi: Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t'ia kthejë Netanjahut

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:41
Betim Gjoshi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ftuar Kurtin në inaugurimin e Ambasadës në Izrael.

Nga Albin Kurti nuk ka pasur ndonjë reagim.

Por sipas zyrtarit të PDK-së, Betim Gjoshi, Kurti është duke u konsultar për përgjigjen që do t'i kthejë Benjamin Netanjahut.

Postimi në Facebook:

E mora vesh pse s'po përgjigjet...

Albin Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t'ia kthejë Benjamin Netanjahut të Izraelit i cili e ftoi për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Për përgjigje po konsultohet me atë deputetin e tij, Visar Korenicën, që bënte thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat