Telekomi reagon ashpër: S’kemi pasur sulm kibernetik, është sajim

Aktuale

Telekomi reagon ashpër: S’kemi pasur sulm kibernetik, është sajim

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Telekomi

Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj disa ekspertëve të telekomunikimeve të cilët thanë Vala ka pasur sulme kibernetike ku IP-të i janë infektuar me Botnet.

Sipas një reagimi të Telekomit të Kosovës në rrjetin social Facebook, asnjë IP e vetme nuk është e rrezikuar, e as nuk janë sulmuar nga askush.

Madje, ata thonë se këtë e kanë sajuar disa ekspertë të vetshpallur.

Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.

Njoftimi i plotë:

Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetshpallur.
Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet.
Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dijnë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njejti nuk është përgjigjur.
Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, pëndryshe do të ndjeken penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat