Armend Muja: Radojçiq ishte king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Aktuale

Armend Muja: Radojçiq ishte king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Nga: N.Sh. Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:57
Armend Muja

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, kanë vërshuar reagimet në Kosovë.

Edhe Armend Muja, ka reaguar ashpër, ku Radojçiqin e quan patron të veriut, i cili po akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Muja thotë se, Radojçiq ka terrorizuar qytetarët në veri të Kosovës, ku tregon se u fuqizua përmes presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Gjithashtu, ishte edhe partner dhe king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë në harrnimin e disa Qeverive. Së fundmi, edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I”, shkruan Muja në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale ka kërkuar heqjen e fletarrestit për Milan Radojçiqin. Patroni i Veriut po akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e Oliver Ivanovic dhe terrorizimin e qytetarëve në veri të vendit.

Radojcic ishte krijuar dhe fuqizuar përmes bashkë-investimit të Presidentit të Serbisë Vucic dhe partive të rendit të vjetër të Kosovës në vitin 2013.

Ai ishte zbatues i projektit për uniformizimin e votës serbe, parandalimit te integrimit të komunitetit serb dhe rritjes së influencës së Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu, ishte edhe partner dhe king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë në harrnimin e disa Qeverive. Së fundmi, edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I.

Heqja e fletarrestit për Patronin e Veriut mund të jetë larje e borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat