“Lider është ai i cili...”, çfarë po paralajmëron Anton Quni?

Aktuale

“Lider është ai i cili...”, çfarë po paralajmëron Anton Quni?

Nga: P.R Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:58
Anton Quni

Kur po i afrohemi 14 shkurtit, dita kur LDK do ta zgjedh kryetarin e saj të ri, tashmë vetëm Anton Quni zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre. Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka deklaruar ditë më parë Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

E gjatë ditës së sotme, Quni ka publikuar një thënie nga Albert Einstein, por nuk dihet se çfarë është duke paralajmëruar me këtë.

“Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjellë thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjellë harmoni… Dhe nga vështirësia, sjellë mundësi”, është mesazhi i publikuar nga Anton Quni, shkruan “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat