‘Subvencioni 2021’, Mustafa: Fermerët më thanë shih se diçka ka probleme

Aktuale

‘Subvencioni 2021’, Mustafa: Fermerët më thanë shih se diçka ka probleme

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:03
Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka folur pas skandalit ku u arrestuan 12 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, për keqpërdorim të subvencioneve.

Mustafa tha se gjatë takimeve që ka pasur me fermerët ata janë ankuar se ka pa rregullsi në ndarjen e subvencioneve.

Ai tha se këtë shqetësim të fermerëve e kishte ngritur me kryeshefin e AZHB’së, Agim Nuha i cili u arrestua në aksionin e policisë.

“Në disa raste më është thënë shih se kemi probleme dhe i kam thënë lajmërojeni policinë dhe organet hetuese…”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se ka suspenduar të gjithë zyrtarët në ministrinë e tij, që kanë pasur aktakuzë të konfirmuar nga Prokuroria e Shtetit.

Ai tha se për një vit kanë bashkëpunuar me Prokurorinë dhe se është krenar që bashkëpunimi i tyre ka pasur suksese.

Ndryshe në aksionin e policisë të para disa ditëve u arrestuan 12 zyrtarë dhe u konfiskuan mbi 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat