Lajçak publikon foto nga takimi me Kurtin, tregon për çka biseduan

Aktuale

Lajçak publikon foto nga takimi me Kurtin, tregon për çka biseduan

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:07
Albin Kurti dhe Lajçak

Miroslav Lajçak, ndërmjetuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka publikuar fotografi nga takimi që mbajti sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajçak, me anë të ‘Twitter’-it, e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa njoftoi që u diskutua për dialogun me Kosovën dhe Serbinë.

“Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Kurti pasi u deklarua pas përfundimit të takimit ka lënë të nënkuptohet se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat