Islami: Kosova duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem ose kudo që thotë Izraeli

Aktuale

Islami: Kosova duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem ose kudo që thotë Izraeli

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:29
Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami

Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami, ka thënë se i ka pëlqyer qëndrimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të shprehur në takimin e sotëm me ambasadorin turk në Kosovë lidhur me çështjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet t’i prishë punët me Turqinë.

“Më pëlqeu Albin Kurti në deklaratën me ambasadorin turk. Nuk duhet me i prishë punët me Turqinë. Ne duhet ta dëgjojmë Turqinë në momentin kur i prekim interesat e turqve. Ne nuk kemi fort drejt me ju përzi në çështjet e brendshme si p.sh çështja e kurdëve, por ama në raport tonin me Izraelin nuk ka të bëjë asgjë me Turqinë. Aty nëse dikush ka të drejtë të hidhërohet është Palestina, por ata kanë raporte me Rusinë dhe Serbinë dhe nuk na kanë njohur”.

Islami ka deklaruar se Kosova duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem ose kudo që thotë Izraeli, sepse ata vendosin se kush është kryeqyteti i tyre.

“Ne e shohim interesin tonë dhe shpresojmë të kemi raportet të mira me Izraelin që është shtet i fuqishëm dhe nuk vjen vetë. Në momentin kur na duhet për anëtarësime, Izraeli i ka edhe tri-katër shtete të tjera që do të votojnë pro dhe të cilat nuk i kemi pasë më herët. Ne duhet të mësojmë nga Izraeli ditë dhe natë. Është një fat i madh”.

“Izraeli nuk na ka njohur para 10 ose 20 vjetëve që do të thotë se edhe ata e shohin interesin e vetë. Sot të njeh, por e ka edhe një kërkesë që nuk është ekskluzive. Sot thotë që ambasada duhet të vendoset në Jerusalem, nesër mund të thotë që duhet të vendoset ambasada në Haifa dhe ne prapë do ta çojmë ambasadën aty. Nuk është çështje e jona, ata vendosin se cili është kryeqyteti i tyre”.

“Kosova duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem ashtu siç e ka përcaktuar shteti hebre i cili ka thënë Jerusalemi është kryeqyteti jonë – aty qoftë. Nëse nesër thotë se është një tjetër, aty shkojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat